play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Pique publikon foton e parë me të dashurinë e re dhe rrjeti e mori si mesazh për Shakirën

today26/01/2023

Background
share close

Gerard Pique bëri goditjen e fundit në ndarjen e tij të turbullt nga Shakira të mërkurën teksa zyrtarizoi në Instagram lidhjen me të dashurën Clara Chia.

Futbollisti, 35 vjeç, i cili u nda nga këngëtarja, 45 vjeçe, në qershor 2022 pas një romance 12-vjeçare dhe mes akuzave për tradhëti, publikoi një foto  me dashurinë e tij të re, 23 vjeccaren, në një selfie të lumtur – e cila mblodhi shpejt një milion pëlqime.

Vendimi për ta përcjellë romancën e tyre në mediat e tij sociale vjen pasi Shakira “sulmoi” Clara-n në këngën e saj të re diss, e cila që atëherë ka kryesuar në klasifikimet globale të Spotify.

Burime thonë se Shakira ka nisur ndërtimin e një muri për të ndarë shtëpinë e saj nga ajo e ish-vjehrrës së saj pas ndarjes nga Gerard.

Shakira dyshohet se e kuptoi se ish i dashuri i saj e kishte tradhetuar kur zbuloi se një kavanoz me reçel luleshtrydhe ishte ngrënë ndërsa ajo ishte larg.

Shakira më pas vazhdoi t’i referohej reçelit të luleshtrydhes në këngën e saj Te Felicito në prill, ku shfaqej një klip i kokës së bashkëpunëtorit të saj Rauw Alejandro brenda një frigoriferi të hapur.

Sipas ShowNews Today, Shakira e dinte që Gerard dhe dy djemtë e tyre Sasha, 10 vjeç dhe Milan, shtatë vjeç, nuk e pëlqenin reçelin e luleshtrydheve, dhe kështu ajo mendoi se dikush tjetër kishte qëndruar në shtëpinë e tyre kur gjeti kavanozin.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%