Kënga më e re e Shakirës ka hapur kutinë e Pandorës për marrëdhënien mes këngëtares me ish-bashkëshortin, Gerard Pique dhe pjesën tjetër të familjes së ish-futbollistit.
Në këngë, ylli i popit akuzon hapur ish-partnerin dhe të dashurën e re, Clara Chia Marti, por nuk ka munguar një varg plot mllef ndaj ish-vjehrrës së saj, Montserrat Bernabeu.
Një video e vjetër është shfaqur së fundmi në “Twitter”, e cila sot merr një kuptim krejtësisht të ri në dritën e ngjarjeve të fundit.
Në video shohim dy femrat duke u grindur në rrugë, pikërisht përballë ish-mbrojtësit të Barcelonës, me Montserratin, e cila fillimisht prek fytyrën e ish-nuses së djalit në mënyrë agresive dhe më pas e fton të heshtë.
E indinjuar është edhe shprehja e kënaqur e fytyrës së sportistit, i cili nuk bën asgjë për të mbrojtur nënën e fëmijëve të tij Milan dhe Sasha.
Sipas fansave Shakira ka vuajtur shumë gjatë dymbëdhjetë viteve pranë Pique.
“Sa ke duruar për dashuri”, kanë shkruar disa përdorues, duke iu referuar edhe tradhtive të pretenduara të përsëritura të ish-lojtarit.
“Ti dole shumë vonë nga ai ferr,” komentoi dikush tjetër.
Post comments (0)