play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Kim Kardashian jep leksione në Harvard

today23/01/2023

Background
share close

Kim Kardashian të premten ishte një ligjëruese e ftuar në Shkollën e Biznesit të Harvardit. Ylli 42-vjeçar foli për suksesin e kompanisë së saj, veshjet e formës SKIMS, duke nxitur një mori komentesh në mediat sociale, shumë prej të cilave ishin krejtësisht negative.

Kim dhe bashkëthemeluesi i SKIMS, Jens Grede, mbërritën në kampus për të folur me studentët e Bostonit të regjistruar në kursin “Moving Beyond Direct to Consumer”. Shumë prej të pranishmëve komentuan se Kardashian ishte fantastike pasi dha një leksion magjepsës dy-orësh për kompaninë e saj SKIMS, e cila u vlerësua në 3.2 miliardë dollarë vetëm një vit më parë.

 

Një tjetër komentoi: “Kjo është qesharake. Kim Kardashian nuk di të shkruajë”. Megjithatë, studentja e Harvardit tha se Kim i mësoi asaj shumë. “Unë mendoj se shumë njerëz nuk e respektojnë atë si bashkë-CEO e një kompanie shumë miliarda dollarëshe. Të mësosh nga dikush që ka ndërtuar një biznes kaq të suksesshëm ishte me të vërtetë emocionuese, dhe mendoj se mospasja e kamerave në dhomë dhe mundësia për të bërë atë bisedë të sinqertë ishte gjithashtu e veçantë.”

Kim Kardashian gives lecture at Harvard Business School, gets ripped online

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%