Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today27/12/2022
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka inspektuar punimet që po kryhen në tunelin e Llogarasë duke i konsideruar si mbresëlënëse ritmet e punës. Më tej, Balluku ka bërë me dije se ka përfunduar puna për 5.5 kilometra nga 6 kilometra në total, ndërsa theksoi se në fillim të shkurtit tuneli do të hapet.
“Pavarësisht se puna ka ecur mirë, kishim vendosur një afat për fundin e shkurtit që do hapej tuneli 6 km, ndërkohë që sot jemi 5.5., pra kanë ngelur dhe 5 të fundit. Kemi pasur problematika, por duke e krahasuar me tunelin e Murrizit, nuk krahasohemi. Kemi hasur 2 shpella të mëdha. Në krye të 20-30 ditëve, fillimi i shkurtit do na gjejë me tunelin e hapur. Ritmet e punës janë mbresëlënëse. Pas hapjes së tunelit na pret një fazë e rëndësishme”, tha Balluku.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)