play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

SHBA, do të ketë Krishtlindjet më të ftohta në 4 dekada

today22/12/2022

Background
share close

SHBA-ja vazhdon të përballët me të ftohtin e madh

Një stuhi e fuqishme dimërore që përfshin këtë javë Shtetet e Bashkuara, mund të sjellë Krishtlindjet më të ftohta në 4 dekada. Vala e të ftohtit, që sipas ekspertëve vjen një herë në gjeneratë, nisi në veriperëndim të Paqësorit të enjten, para t’i drejtohet lindjes ku do të shndërrohet në një “ciklon bombë”, ditën e premte.

Më shumë se 90 milionë njerëz janë paralajmëruar për mot të keq në 37 shtete. 80 për qind e tyre, pritet të përjetojnë temperatura të acarta disa gradë nën zero, përfshirë edhe shtetet në jugun e largët, të tilla si Teksas.

E pagëzuar si stuhia dimërore Elliot, shpërthimi arktik pritet të sjellë Krishtlindjet më të ftohta për zonën e Midwest, që prej fundit të viteve 80-të. Edhe shteti i diellit, Florida, parashikohet të ketë festat më të ftohta në 30 vite. Stuhia pritet të sjellë erëra të fuqishme dhe reshje të dendura bore, duke vështirësuar kushtet e udhëtimit në prag të Krishtlindjeve.

Shumë kompani ajrore po u ofrojnë pasagjerëve fluturime alternative, në zonat që pritet të preken më së shumti. Qindra fluturime nga Denver në Chicago janë anuluar. Në Denver, termometri shënoi -26 gradë celcius, këtë të enjte, ndërsa Chikago është paralajmëruar të përgatitet për reshje të dendura bore.

Nëntë vendet më të ftohta, aty ku njeriu ka mbijetuar në -69.8 gradë  Celsius - Telegrafi

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%