play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

“Ndizet pema në Kiev”, kryebashkiaku: Rusia nuk do të vjedhë Krishtlindjet

today20/12/2022

Background
share close

Zyrtarët e Kievit ndezën dritat pemën e Krishtlindjeve ditën e djeshme,  duke theksuar se nuk do të lejojnë Rusinë t’ua “vjedhë” Krishtlindjet fëmijëve të Ukrainës.

Dita filloi me një seri sulmesh kundër infrastrukturës kritike në Kiev. Por në mbrëmje, një pemë 12 metra e lartë e zbukuruar me pëllumba, simboli i paqes, u vendos në qendër të kryeqytetit ukrainas, ndërsa dritat e saj ishin blu dhe të verdha ,në ngjyrat e flamurit ukrainas.

Mbi të është vendosur stema e Ukrainës.

“Rusët po përpiqen t’i privojnë qytetarët tanë nga një jetë normale, por ne nuk do t’i lejojmë të vjedhin festat më të mëdha, Vitin e Ri dhe Krishtlindjet,” tha Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit.

Sipas kalendarit julian, ukrainasit festojnë Krishtlindjet më 7 janar, por sondazhet tregojnë se një numër në rritje njerëzish do të preferonin që data të ndryshohej në 25 dhjetor për të përkuar me festimet në vende të tjera.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%