play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Ja ku do t’i kalojnë Krishtlindjet e para si çift Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

today16/12/2022

Background
share close

Jennifer Lopez and Ben Affleck Engagement & Wedding Details

Çifti i njohur, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të kalojnë pushimet e tyre të para së bashku si çift dhe këngëtarja po noton në detet e lumturisë.

Sipas një burimi të Entertainment Tonight, çifti “po argëtohet shumë duke u përgatitur për të mirëpritur Krishtlindjen”, një festë që është e preferuara e J.Lo.

“Kjo është një kohë vërtet e veçantë për çiftin pasi janë Krishtlindjet e tyre të para si burrë e grua”, tha burimi. “Beni dhe Jen dekoruan një pemë të madhe me ndihmën e fëmijëve të tyre. Shtëpia e tyre është festive dhe duket bukur me dekorimet dhe të gjitha gjërat e ndriçuara”.

Burimi vuri në dukje gjithashtu se J.Lo “dëshiron që ky vit të jetë edhe më i veçantë se zakonisht dhe të krijojë tradita të reja të tyre, si në familje ashtu edhe me Benin”. Burimi vazhdoi duke thënë: “Ata planifikojnë t’i kalojnë pushimet me fëmijët dhe familjen e Jen-it. Jen, nëna dhe motra e saj janë të gjithë kuzhinierë të mrekullueshëm, kështu që ata mezi presin që e gjithë familja të jetë së bashku dhe të shijojnë ushqim të mrekullueshëm”.

Ushqimi i shijshëm është i mirë, por edhe dhuratat, sepse mësojmë se JL ka “zgjedhur disa gjëra për Benin dhe dëshiron ta llastuar atë” siç thotë burimi.

“Ben planifikon t’i dhurojë Jenit disa gjëra të veçanta dhe sentimentale që iu deshën shumë kohë për t’i gjetur”, tha gjithashtu burimi. “Ai ka në plan t’i dhurojë bizhuteri të bukura dhe disa gjëra të mëdha që janë surprizë”.

J.Lo dhe Ben gjithashtu kanë disa plane të ëmbla pas Krishtlindjeve, të cilat përfshijnë një largim romantik “vetëm të dy për të pushuar dhe relaksuar”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%