Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një njoftimi në Facebook.

“Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti”, ka shkruar ai.

Po ashtu Rama ka njoftuar se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja me Italinë.