play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

110-vjetori i Pavarësisë, Antony Blinken uron popullin shqiptar: SHBA, krenare për arritjet e Shqipërisë

today28/11/2022

Background
share close

Për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka uruar popullin shqiptar në emër të SHBA

Përmes një mesazhi urimi, Blinken shkruan se është i nderuar që të urojë popullin e Shqipërisë për 110-vjetorin e Pavarësisë, teksa shton se SHBA është krenare që qëndron krah me shqiptarët.

Bliniken shkruan më tej se uron Shqipërinë për arritjen e hapjes të negociatave me BE në korrik dhe SHBA mbetet e përkushtuar përgjatë rrugës së Shqipërisë transatlantike.

Zyrtari i lartë nënvizon se SHBA po punon krah me Shqipërinë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të gjitha sfidat e tjera.

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është nderi im të uroj popullin e Shqipërisë në 110-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu krenare të festojnë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë e të fortë që kemi ndërtuar së bashku.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë të nderuara të punojnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, teksa ju vazhdoni të jepni kontribut të rëndësishëm në skenën botërore. Shqipëria ka shfaqur lidership dhe guxim duke mbështetur Ukrainën dhe duke vënë në dukje veprimet e aktorëve keqdashës në Evropë dhe në mbarë botën. Kontributet e çmuara të Shqipërisë si aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e Aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Shtetet e Bashkuara falënderojnë gjithashtu Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj gjatë zhvendosjes së afganëve.
Ne urojmë Shqipërinë për arritjen e hapjes të negociatave me BE në korrik dhe mbetemi të përkushtuar për t’ju mbështetur përgjatë rrugës suaj transatlantike. Së bashku, po punojmë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të siguruar energji ndërsa çojmë përpara agjendën tonë të përbashkët klimatike për Evropën dhe për të forcuar mbrojtjen kibernetike.

Teksa hyjmë në shekullin tjetër të marrëdhënieve tona, ne jemi krenarë të qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar” shkruan Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony J. Blinken

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *