Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Dëgjimi i muzikës është një ndërhyrje alternative tërheqëse kundër stresit dhe ankthit, pasi është e arritshme, e lirë dhe e lehtë për t’u përdorur si një terapi në jetën e përditshme. Dëgjimi i muzikës lidhet me një gamë të gjerë të rezultatesh shëndetësore pozitive, pasi mund të ulë nivelet e kortizolit, të rrisë nivelet e serotoninës dhe të aktivizojë zonat e trurit që përfshihen tek shpërblimi. Për shembull, është raportuar dëgjimi i muzikës relaksuese para, gjatë dhe pas procedurave mjekësore, lidhet me nivele më të ulëta të kortizolit. Ja cilat janë 6 mënyrat se si muzika e redukton ankthin dhe stresin.
1. Efekti relaksues i ritmit
Ritmit i muzikës mund të konsiderohet si një nga faktorët më të rëndësishëm. Studimet kanë treguar se dëgjimi i muzikës me ritëm të ngadaltë dhe me zë të ulët, mund t’i qetësojë njerëzit gjatë situatave stresuese. Për shembull, muzika me një ritëm të ngadaltë, si muzika meditative apo xhazi i butë, lidhet shpesh me relaksimin. Muzika me një ritëm të ngadaltë dhe të qëndrueshëm siguron reduktim të stresit duke ndryshuar ritmet e trupit, si për shembullrrahjet e zemrës.
Zakonisht muzika pa tekst funksionon më mirë. Përdorimi i muzikës instrumentale, në vend të muzikës me tekst, sjell shpesh efekte më të mëdha të ndërhyrjes së muzikës në reduktimin e stresit. Muzika që përmban tekst, mund të jetë më shpërqendruese në vend se të jetë qetësuese.
3. Muzika si një strategji shpërqendrimi
Dëgjimi i muzikës mund të sigurojë një “shpërqendrim” nga mendimet ose ndjenjat që rrisin stresin. Muzika si një mjet shpërqendrues, mund të largojë vëmendjen nga një ngjarje stresuese në diçka më të këndshme, e cila redukton nivelet e stresit. Pra, dëgjimi i muzikës që ndryshon humorin nëpërmjet ndryshimit të modeleve të mendimit, mund të ketë një efekt afatgjatë.
Muzika ka një lidhje të fortë me ndjenjat e kënaqësisë. Angazhimi me muzikën mund të shkaktojë të njëjtat reagime biologjike dhe psikologjike të lidhura me shpërblime të tjera shumë themelore, si ushqimi, seksi dhe paratë. Muzika e përjetuar si e këndshme, e forconemocionin pozitiv, i cili e redukton stresin.
Dëgjimi i muzikës në prani të të tjerëve, mund të forcojë efektin reduktues të stresit. Muzika lehtëson lidhjet shoqërore. Krijimi i muzikës në grup apo këndimi së bashku mund të sjellëforcimin e lidhjeve sociale, gjë qëemund të shpjegohet me çlirimin e neurotransmetuesve siendorfina dhe oksitocina.
6. Preferenca ka rëndësinë e saj
Studimet tregojnë se pasja e mundësisë së zgjedhjes për atë që do të dëgjoni, ka efekte më të dobishme sesa muzika e zgjedhur nga dikush tjetër. Kur për ndonjë arsye, muzika e zgjedhur nuk është e përshtatshme për situatën, kjo mund të çojë në ndryshime të padëshiruara të humorit apo përkeqësim të humorit negativ.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)