Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Që në Shqipëri të ketë investime amerikane duhet luftuar ndikimi kriminal e politik në ekonomi. Ishte kjo “receta” që ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim dha në fjalën e saj gjatë takimit vjetor të Dhomës Amerikane të Tregtisë me qëllim thithjen e investimeve të huaja.
“Po ju them që në bazë të përvojës time, diçka po ndodh në ajër në Shqipëri. Do të ketë më shumë investime amerikane kur gjykatat do të jenë të pastra. Do të ketë më shumë investime amerikane në Shqipëri kur ata të dinë se rregullat të cilat zbatohen për investimet amerikane janë të njëjtat që zbatohen për këdo tjetër”, tha ambasadorja.
“Recetën” e ambasadores Kim për thithjen e investimeve të huaja e plotësoi me të tjera nevoja presidenti i Dhomës Amerikane të tregtisë, Enio Jaço pak para nisjes së procesit të votimit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Bordit. “Por unë gjithashtu dua të jem transparent me ju, se ngelet shumë dhe hapa gjigande në lidhje me: Zbatimin e ligjit të Konsultimit Publik; Përcaktimin e Incentivave të Qarta për Investimet e Huaja; Instalimin e paketave anti-korrupsion, për zyrtaret e mesëm dhe të lartë – në përafrim me kapitullin e OSBE dhe rritjen e transparencës dhe standardeve për Prokurimet Publike”, tha Jaço.
Teksa shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar mbi kërkesat e Dhomës Amerikane, zëvendës-ministrja për Ekonominë dhe Financat, Olta Manjani paralajmëroi politika të reja në drejtim të thithjes së investimeve të huaja. “Njëkohësisht po hartohen dhe janë në procese të konsultimit publik edhe një sërë strategjish të rëndësishme si ajo e eksporteve apo jo për punësimin dhe aftësitë”.
Ndërkohë, teksa ritheksoi se inflacioni mbetet rreziku numër një që i kanoset ekonomisë Shqiptare, Guvernatori i Bankës Qendrore, Gent Sejko paralajmëroi për muaj edhe më të vështirë për shqiptarët. “Ne e konsiderojmë inflacionin si rrezikun kryesor që përballet ekonomia shqiptare në këtë periudhë. Presim që inflacioni të kthehet në objektivin 3 për qind në mesin e vitit 2024”, tha Sejko.
Presidenti i Dhomës Amerikane të tregtisë, Jaço njoftoi se në javët në vijim do të publikohet edhe Indeksi i Biznesit që në fokus do të ketë edhe problematikat në lidhje me fuqinë punëtore.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)