Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today15/11/2022
Një përballje e ashpër është regjistruar gjatë samitit të G20, ku kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak u përball me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, të cilit i tha se rusët duhet të largohen menjëherë nga Ukraina dhe t’i japin fund luftës barbare.
Në përballjen e parë mes kryeministrit britanik dhe një drejtuesi të lartë rus, që nga nisja e luftës, Sunak u shpreh se regjimi i Putin e ka kthyer Rusinë në një shtet të izoluar dhe premtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vijojë mbështetjen për Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
“Vendet nuk duhet të pushtojnë fqinjët e tyre, nuk duhet të sulmojnë civilët dhe të kërcënojnë me armë bërthamore”, tha mes të tjerash gjatë fjalimit të tij Sunak.
Lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili iu bashkua samitit përmes një videokonference u shpreh se ka ardhur momenti që lufta të ndalet, por sipas tij, paqja mund të arrihet vetëm atëherë kur të gjitha trupat ruse të tërhiqen nga tokat e pushtuara.
“Kievi nuk do të bëjë kompromis me sovranitetin, territorin dhe pavarësinë në këmbim të paqes”, tha Zelensky, i cili gjithashtu kërkoi lirimin e të gjithë të burgosurve të luftës.
Më herët, Kievi përshëndeti dhe kritikat e Kinës kundër kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore, pasi takimit që presidenti i SHBA-së, Joe Biden, zhvilloi me liderin kinez Xi Jinping.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)