Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ardhja e yjeve në MTV Europe Music Awards që u mbajt në PSD Bank Dome në Duseldorf, Gjermani të dielën u drejtua nga Rita Ora .
Rita, sigurisht që shkaktoi bujë teksa mbërriti e veshur me një fustan të guximshëm dantelle të zi dhe të kuq, i cili i shkëlqente dekoltenë teksa ajo pozonte pranë partnerit të saj, Taika Waititi.
Rita do të rikthehet si prezantuese e MTV EMA këtë vit së bashku me Taika, pesë vjet pasi ajo bëri debutimin e saj si prezantuese në 2017 dhe gjithashtu do të performojë këngën e saj hit “RIP” në fillim të shfaqjes.
Rita është nominuar në disa raste dhe më parë ka fituar çmimin “Power of Music”.
Ndërkohë, Behe Rexha, 33 vjeç u shfaq e veshur me një kostum unik ngjyrë blu nga koka te këmbët me një panel abstrakt në formë gjetheje që e rrethonte. e cila ngrihej mbi kornizën e saj dhe përfundonte deri në gjunjë.
Bukuroshja bionde kombinoi veshjen me taka të ngjashme që u mbuluan nga i njëjti material prej kadifeje.
Bebe, mori gjithë vëmendjen me dukjen, para se të shpallej fitueses e çmimit “Bashkëpunimi më i mirë” me David Guetta”.
Një tjetër artiste shqiptare me famë ndërkombëtare që mori pjesë në ceremoni ishte Ava Max, e cila për parakalimin në tapetin e kuq zgjodhi një fustan me nuanac të errëta, kafe dhe gjelbër, i cili ishte i hapur tek pjesa e dekoltesë për të vazhduar të lëshohej sipër këmbëve.
Ava përshtati pamjen me taka të zeza me platformë, teksa flokët e bardha dhe të valëzuara i la sipër shpatullave.
Përvec kësaj, Ava Max ishte në mesin e artistëve që u ngjitën në skenë për të performuar.
Ndërkohë, në ceremoni nuk mungoi as reperja tjetër shqiptare, Loredana, e cila u shpall fituese e çmimit “Artistja më e mirë zvicerane”, për mbrëmjen ajo zgjodhi të vishej me kostum që përbëhej nga këmisha e bardhë, xhaketë e zezë me vija dhe pantallona gjithashtu të zi.
Ceremonia u transmetua drejtpërdrejt në MTV në më shumë se 170 vende më 13 nëntor dhe do të jetë e disponueshme në Paramount+ dhe Pluto TV globalisht duke filluar nga 14 nëntori. Ky vit shënon herën e gjashtë që Gjermania është nikoqire e eventit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)