Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Bordi i Transparencës uli sot çmimin e naftës n ëtreg duke vendosur një nivel maksimal prej 227 lekësh për litër, ndërsa benzina do të shitet me 210 lekë/ litri. Ndërkohë, gazi do të shitet me 62 lekë/ litër.
Çmimet e vendosura sot janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoil për peshkimin është vendosur 133 lek/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)