play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Kjo është fjalia më e vjetër në botë, çfarë kuptimi ka

today11/11/2022

Background
share close

Fjalia më e vjetër në botë e shkruar rreth 3,700 vjet më parë është zbuluar nga arkeologët, e gdhendur në një objekt të pazakontë.

Kjo fjali është gdhendur mbi një objekt prej briri që është përdorur si krehër në lashtësi dhe ajo është e shkruar duke përdorur alfabetin kananit.

Alfabeti kananit u shpik rreth vitit 1800 p.e.s. dhe i përkiste një grupi njerëzish që jetuan në tokën e Kanaanit, e cila mendohet të ketë përfshirë Izraelin e sotëm, Palestinën, Libanin, Sirinë dhe Jordaninë.

Arkeologët izraelitë ishin ata që e gjetën objektin e vjetër dhe thanë se ai hedh dritë mbi disa nga përdorimet më të hershme të njerëzimit të alfabetit të lashtë, si dhe ndikimin që ai pati në ato që pasuan, si hebraishtja, arabishtja, greqishtja, latinishtja dhe ciriliku.

Krehëri u gërmua për herë të parë në vitin 2016 në Tel Lachish, një vend arkeologjik në Izraelin jugor. Por vetëm këtë vit, ekspertja Dr Madeleine Mumcuoglu vuri re fjalët e vogla të gërvishtura mbi të.

Çfarë është më e çuditshme ama është kuptimi i fjalisë më të lashtë të gjetur ndonjëherë në tokë (të paktën deri tani). Ja cili është ai:“Le t’i çrrënjosë ky brirë, morrat e flokëve dhe të mjekrës,” lexon mbishkrimi i cili përdor simbole që i përkasin alfabetit Kanaanit.

Duket se krijesat ngjitëse kanë shkaktuar shumë probleme në atë kohë, duke bërë që njerëzit t’i dedikonin objekte të veçanta, madje edhe të gdhendnin një lloj lutjeje apo bekimi mbi to.

Për momentin, kjo është fjalia më e vjetër e historisë së njerëzimit që kemi në duart tona. Le të shohim nëse kjo do të ndryshojë apo do të qëndrojë kështu edhe për shumë kohë më pas.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *