Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Janë konfirmuar planet për të rindërtuar avionin më të madh në botë, pasi Antonov AN-225 u shkatërrua në fillim të pushtimit rus të Ukrainës, sipas CNN.
Avioni masiv, i mbiquajtur “Mriya” u sulmua në bazën e tij në Hostomel, afër Kievit në shkurt.
“Rusia mund të ketë shkatërruar ‘Mriya’ tonë. Por ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë ëndrrën tonë për një shtet europian të fortë, të lirë dhe demokratik. Ne do të triumfojmë!” tha Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në një mesazh në Twitter.
Tani prodhuesit e tij kanë njoftuar se planet për rindërtimin e avionit tashmë kanë nisur. Kompania parashikoi se rindërtimi i avionit do të kushtojë mbi 500 milionë euro.
Tashmë kompania ka rreth 30% të komponentëve të nevojshëm për të ndërtuar një të ri.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)