Buckingham Palace ka zbuluar logon e re të mbretëreshës bashkëshorte Camilla. Mediat britanike bëjnë të ditur se ajo është projektuar nga Ewan Clayton, që kombinon shkronjat “C” dhe “R” fillestare të Camilla-s për Regina, fjala latine për mbretëreshën.
Logoja e re do të përdoret nga Camilla në letra personale, karta dhe dhurata.
Buckingham Palace shtoi se simboli i ri do të përdoret në kryqin e bashkëshortes mbretëreshë, të cilin ajo do ta vendosë në “Field of Remembrance” të enjten në Westminster Abbey.
Në shtator, pallati zbuloi logon e re që do të përdorej nga mbreti Charles III, e cila do të përdoret nga departamentet qeveritare dhe në dokumentet shtetërore dhe kutitë postare.
Post comments (0)