Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Grupi ushtarak Wenger, i quajtur shpesh edhe si ushtria private e Putinit, ka pranuar ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane dhe tha se do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.
Kjo deklaratë vjen ndërsa SHBA pritet tu drejtohen të martën kutive të votimit për zgjedhjet afatmesme.
Komentet e Yevgeny Prigozhin, një oligark i fuqishëm i njohur si “kuzhinieri i Putinit” dhe kreu i kompanisë private ushtarake Wagner Group, shënojnë herën e parë që një person i implikuar zyrtarisht nga Uashingtoni ka pranuar se ka ndërhyrë në politikën amerikane.
“Ne kemi ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, po ndërhyjmë dhe do të vazhdojmë të ndërhyjmë. Me kujdes, saktësi kirurgjikale dhe në mënyrën tonë, siç dimë të bëjmë vetëm ne. Gjatë operacioneve tona të sakta, ne do të heqim veshkat dhe mëlçinë në të njejtën kohë”, tha ai në rrjetet sociale.
Rusët njihen për mbështetjen e tyre ndaj kandidatëve republikanë duke sulmuar demokratët.
Ata mendojnë se një shumicë republikane në Senat, do të ndihmojë përpjekjet re tyre në luftën në Ukrainë.
Muajin e kaluar FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës lëshuan një paralajmërim për kërcënimin e dezinformacioneve të përhapura nga “kanalet e mediave të errëta në web, revistat online, aplikacionet e mesazheve, faqet e internetit të falsifikuara, emailet, mesazhet me tekst dhe personat e rremë në internet.
Të premten e kaluar, grupi mercenar njoftoi se kishte hapur “Qendrën Wagner” në Shën Petersburg dhe ftoi IT të cilët ishin gati të punonin në fushën e mbrojtjes kombëtare për t’u bashkuar me ta.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)