Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/11/2022
Pas pak ditësh hap dyert spitali i ri i Sëmundjeve Infektive pranë QSUT-së. Lajmin e bëri me dije Kryeministri Rama teksa publikoi dhe pamjet nga ambientet e rikonstruktuara.
“Mirëmëngjesi dhe me Spitalin e ri të Sëmundjeve Infektive pranë QSUT, rindërtuar nga pranvera në vjeshtë e tanimë gati të hapë dyert pas pak ditësh, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
Zbatimi i projektit për rehabilitimin e plotë dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv në QSUT nisi më 23 mars. Investimi kapi vlerën 5.6 milion euro dhe konsistoi në rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve të Spitalit Infektiv.
Ashtu sikurse ka bërë me dije më herët Ministrja Manastirliu, spitali ka një kapacitet prej 118 shtretër dhe dhomat e pacientëve janë projektuar me presion ajri negativ për të mos lejuar qarkullimin e sëmundjeve infektive nga dhoma në ambientet e përbashkëta.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)