Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today01/11/2022
Një foto unike e diellit, e cila duket se po “buzëqesh” është kapur nga një satelit i NASA-s. “Sot, Observatori Dinamik Diellor i NASA-s kapi diellin duke ‘buzëqeshur'”, shkruajti Agjencia amerikane e hapësirës krahas fotos së publikuar. Fotoja u bë virale me përdoruesit që krahasojnë diellin e buzëqeshur me një kungull Halloween ose një luan.
Pavarësisht pamjes së tij miqësore, ekspertët paralajmërojnë se vrimat koronale të diellit mund të nënkuptojnë se një stuhi diellore do të godasë Tokën në ditët në vijim.
Stuhitë diellore janë një shumëllojshmëri shpërthimesh në masë dhe energji nga sipërfaqja diellore, të cilat nga ana e tyre shtrembërojnë fushën magnetike të tokës dhe si rezultat, këto stuhi rrisin dukshmërinë e stuhisë aurora borealis (Dritat e Veriut).
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)