Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT

Fushatës për kursim energjie iu është bashkua edhe UEFA, qeveria europiane e futbollit.
Përmes një spoti 30 sekonda, UEFA fton tifozët e sportit më popullor në botë që të kursejnë energji, deri duke fikur dritat e panevojshme.
Fushata është organizuar në bashkëpunim me Bashkimin Europian, në kuadër të ndërgjegjësimit të qytetarëve për të ndihmuar në këtë periudhë krize me çmimet e energjisë.
Vende të ndryshme të BE kanë miratuar një sërë masash për kursim, që nga detyrimi për të mos mbajtur kondicionerët nën 27 gradë celcius në verë dhe mbi 19 gradë në dimër.
Masat përfshijnë edhe fikjen në orare të caktuara të ndriçimit publik dhe institucioneve.
Të njëjta masa janë miratuar edhe nga qeveria shqiptare.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)