play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

Studiuesit: Produktet për drejtimin e flokëve mund të rrisin rrezikun e kancerit të mitrës

today18/10/2022

Background
share close

Hairdressers Were Once Seen As Therapists, Now People Are Opting For  No-Talking Cuts - Women's Health

Shumë vajza dhe gra përdorin produkte të ndryshme për të drejtuar flokët. Këto nuk përdoren vetëm nga gratë në sallonet e flokëve, por edhe në shtëpi. Megjithatë, këto produkte mund të rrisin ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit të mitrës tek ata që i përdorin shpesh, sugjeron një studim.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Alexandra White e Institutit Kombëtar të SHBA për Sigurinë e Shëndetit Mjedisor (NIEHS) analizuan të dhënat mbi gati 34,000 gra të moshës 35 deri në 74 vjeç gjatë një periudhe prej rreth 11 vjetësh, gjatë së cilës 378 u diagnostikuan me kancer të mitrës.

Studimi zbuloi se gratë që kishin përdorur produkte për drejtimin e flokëve më shumë se katër herë në vit kishin rreth dy herë e gjysmë më shumë gjasa për të zhvilluar këtë kancer. Përdorimi më pak i shpeshtë i produkteve të tilla u shoqërua vetëm me një rritje margjinale të rrezikut të kancerit.

“Ne kemi vlerësuar se 1,64% e grave që nuk kanë përdorur kurrë produkte për drejtimin e flokëve do të zhvillojnë kancer të mitrës deri në moshën 70 vjeçare, por për përdoruesit e shpeshtë, ky rrezik shkon deri në 4,05%,” tha në një deklaratë udhëheqësja e studimit, Alexandra White.

“Është e rëndësishme që ky informacion të mbetet në kontekst. Kanceri i mitrës është një lloj kanceri  i rrallë”, shtoi ajo. Studimet e mëparshme kanë treguar se këto produkte përmbajnë kimikate që prishin sistemin endokrin. Produktet janë shoqëruar me rreziqe më të larta të kancerit të gjirit dhe vezoreve.

Sipas studiuesve, gratë me ngjyrë janë më të ekspozuara për shkak se përdorin produkte për rregullimin ose drejtimin e flokëve më shpesh dhe priren të fillojnë përdorimin në mosha më të hershme sesa racat dhe etnitë e tjera, këto gjetje mund të jenë edhe më të rëndësishme për to.

Studiuesit nuk mblodhën informacion mbi markat ose përbërësit në produktet e flokëve që u përdorën. Megjithatë, ata vunë në dukje se disa kimikate që janë gjetur në ndreqës (si parabenët, bisfenoli A, metalet dhe formaldehidi) mund të kontribuojnë në rrezikun më të lartë të kancerit të mitrës.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%