Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today14/10/2022
Miliarderi Elon Musk, ka thënë se kompania e tij SpaceX nuk mund të ofrojë më shërbimet e saj satelitore në Ukrainë, nëse ushtria amerikane nuk shpenzon dhjetëra miliona dollarë në muaj, raporton CNN.
SpaceX i dërgoi një letër Pentagonit duke kërkuar që të merrte përsipër financimin për përdorimin e sistemit Starlink nga qeveria dhe ushtria e Ukrainës.
SpaceX pretendon se kjo do të kushtojë më shumë se 120 milionë dollarë për pjesën tjetër të vitit dhe mund të kushtojë afër 400 milionë dollarë për 12 muajt e ardhshëm
“Ne nuk jemi në gjendje të dhurojmë më tej terminale në Ukrainë, ose të financojmë terminalet ekzistuese për një periudhë të pacaktuar kohore”, shkruante në letër drejtori i shitjeve të qeverisë SpaceX, ndërsa kompania deri më tani ka dhuruar 20,000 njësi satelitore Starlink në Ukrainë që nga nisja e konfliktit të armatosur me Rusinë.
Satelitët kanë qenë një burim jetik komunikimi për ushtrinë e Ukrainës që kur mbërritën, pasi lejojnë Ukrainën të luftojë dhe të qëndrojë e lidhur edhe pse rrjetet e telefonisë celulare dhe të
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)