Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Elon Musk zemëron Ukrainën me planin e tij të paqes dhe fiton simpatinë e Rusisë. Drejtuesi i kompanisë Tesla, u kërkoi 107 milionë ndjekësve të tij në Twitter që të votonin në një sondazh, duke dhënë opsione për ndaljen e luftës që përfshijnë lëshime territoriale. Pasi mori kritika të ashpra për sugjerimin që Krimea të pranohej zyrtarisht si pjesë e Rusisë, njeriu më i pasur në planet, ndryshoi formulimin e pyetjes duke propozuar që Kombet e Bashkuara të riorganizojnë referendumet në katër rajonet ukrainase të aneksuara së fundmi ilegalisht, gjithashtu dhe në Krime, për të pyetur qytetarët nëse duan të jenë pjesë e Ukrainës apo Rusisë.
Sërish Kievi refuzoi planin e tij duke e pyetur nëse po mundohej të ligjëronte referendumet e paligjshme, ekzekutimet masive apo torturat e ushtrisë ruse. Musk u përgjigj se nuk ishte ky propozimi i tij, por mbajtja e referendumeve nën mbikëqyrjen e OKB-së, ose të ndonjë entiteti apo shteti të besuar të Kievit.
“Mbase (referendum) të ngjashëm me atë të mbajtur në Kosovë”, shkruan Elon Musk në Twitter.
Shumica e atyre që morën pjesë në sondazhin e parë, votuan kundër, ndërsa në të dytin e mbështetën propozimin.
Në kundërpërgjigje, presidenti Volodymyr Zelenksy, krijoi sondazhin e tij duke pyetur ndjekësit nëse preferonin një Elon Musk që mbështet Kievin, apo atë që anohet nga Moska.
Njeriu më i pasur në planet iu përgjigj kritikave duke thënë se plani i tij do të jetë rezultat i padiskutueshëm i kësaj lufte, prandaj i duhej dhënë fund për të shmangur vdekje të tjera, mbase dhe një përshkallëzim më të madh deri në përplasje bërthamore.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)