play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

“Bëni dush bashkë”, ministrja këshillon si kursehet ujë dhe energji

today20/09/2022

Background
share close

Hydrotherapy at home easily

“Bëni një dush së bashku.” 

Ministrja zvicerane e Mjedisit, Simonetta Sommaruga po promovon masa për të reduktuar konsumin e energjisë me 15% këtë dimër.

Një nga sugjerimet e saj është që çiftet të bëjnë dush së bashku.

Sipas Times, ministrja 62-vjeçare Sommaruga sugjeron “fikjen e kompjuterit kur nuk nevojitet, fikjen e dritave ose dushin së bashku”.

Propozimi u prit me mosbesim në Zvicër dhe ministrja u detyrua të sqarojë se sugjerimi kishte për qëllim të rinjtë, duke pranuar se “pas një moshe, dushi së bashku nuk është më i përshtatshëm për të gjithë”.

Megjithatë, ajo shtoi se ideja u pranua gjerësisht dhe kishte efekt në nxitjen e ndërgjegjësimit për nevojën e kursimit të konsumit në muajt e dimrit.

Mediat u tallën me propozimin dhe me idenë që zviceranët të bëjnë dashuri çdo mëngjes për t’u ngrohur pasi të fikin ngrohjen në mbrëmje, të bëjnë një dush të shpejtë së bashku dhe të shkojnë në zyrë “krah për krahu.”

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%