Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/09/2022
Italia po përballet me një situatë tragjike si pasojë e motit të keq dhe shirave të rrëmbyeshëm. Sipas mediave vendase mësohet se në rajonin qendror italian të Marche, të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërkohë katër të tjerë janë raportuar të zhdukur.
Autoritetet bëjnë me dije se rreth 400 milimetra shi ranë brenda dy deri në tre orë, duke përmbytur rrugët e disa qyteteve rreth kryeqytetit të rajonit Ankona në bregun e Adriatikut.
“Ishte si një tërmet,” tha për radion shtetërore RAI, Ludovico Caverni, kryetari i qytetit të Serra Sant’Abbondio.
Pamjet e publikuara nga brigadat e zjarrfikësve tregonin se si forcat e shpëtimit përpiqeshin të shpëtonin qytetarët, ndërsa të tjerët u përpoqën të pastronin një nënkalim nga mbeturinat.
Stefano Aguzzi, kreu i mbrojtjes civile në qeverinë rajonale të Marche, tha se reshjet ishin shumë më të forta se sa ishte parashikuar.
“Na u dha një alarm normal për shi, por askush nuk e kishte pritur diçka të tillë,” u tha ai gazetarëve.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)