Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shumë punonjës në Clarence House, ish-rezidenca e mbretit britanik Charles III, do të humbasin punën e tyre pasi zyrat e mbretit dhe gruas së tij Camilla do të zhvendosen në Pallatin Buckingham pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, shkruan Guardian.
Këtu përfshihen sekretarët privatë, anëtarët e zyrës së financave, ekipi i komunikimit dhe stafi i shtëpisë.
Sindikata e Shërbimit Publik dhe Tregtar dënoi vendimin për të pushuar anëtarët e stafit gjatë periudhës së zisë, duke e quajtur lëvizjen “të pandjeshme”.
“Ndërsa priten disa ndryshime familjare pasi rolet në familjen mbretërore ndryshojnë, shkalla dhe shpejtësia me të cilën u njoftua stafi është jashtëzakonisht e pashpirt,” tha sekretari i përgjithshëm i sindikatës Mark Servotka.
Zëdhënësi Clarence House shpjegoi se ligji kërkon që stafi të ndërgjegjësohet për situatën sa më shpejt të jetë e mundur.
Çdo anëtari i personelit që do të pushohet do t’i ofrohet rritje e pagës së largimit, tha ai.
Vendimi për largim nuk do të prekë asnjë punonjës për të paktën tre muaj, shtoi zëdhënësi.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)