play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Radha e Miley Cyrus! Këngëtarja paditet nga fotografi Robert Barbera!

today13/09/2022

Background
share close

Këngëtarja dhe aktorja, Miley Cyrus, po përballet me një padi për shkelje të së drejtës së autorit, për postimin e një fotoje të saj në Instagram.

Pretendohet se ajo nuk kishte të drejta për ta përdorur atë.Fotografi, Robert Barbera, i cili e ka shkrepur fotografinë në fjalë, ngriti  padi kundër Cyrus në gjykatën federale të Kalifornisë,  më 9 shtator.

Ai pretendon se imazhi i postuar në Instagramin e këngëtares në shkurt të vitit 2021, ishte bërë pa lejen e tij.

Miley Cyrus. Credit: Mauricio Santana/Getty Images

Mediat nderkombetare raportojnë se ankesa e Barberas sugjeron që Cyrus, ka përfituar financiarisht nga ky postimi i cili i rriti vizitat në llogarinë e saj.

Prandaj, fotografi po kërkon gjyq, si dhe dëmshpërblim faktik dhe ligjor.

Në fillim të vitit, Robert Barbera, po ashtu   paditi yllin  muzikës pop Dua Lipa, për shpërndarjen e një fotografie të realizuar nga ai, në llogarinë e saj në Instagram.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%