play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Detaje nga ceremonia e varrimit të mbretëreshës Elisabeth II

today13/09/2022

Background
share close

Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II niset drejt Edinburgut

Arkivoli me trupin e mbretëreshës Elizabeth II ndodhet aktualisht në Pallatin e Holyroodhouse.

Pallati ndodhet në skajin e kundërt të Kalasë së Edinburgut dhe është rezidenca zyrtare e monarkisë në Skoci. Ai u ndërtua në vitin 1128 si një manastir Augustinian dhe ishte rezidenca mbretërore për më shumë se 500 vjet.

Është interesante se shumica e mbretërve shmangën të jetuarit në Kalanë e Edinburgut dhe në vend të kësaj zgjodhën Holyroodhouse.

Arkivoli me trupin e mbretëreshës Elizabeth II është në dhomën e fronit të Pallatit të Holyroodhouse deri të hënën pasdite. Mbreti Charles III dhe gruaja e tij Camilla do të takohen me të dy dhomat e Parlamentit në Westminster Hall në Londër për të marrë ngushëllimet përpara se të nisen për në Edinburg.

Arkivoli me trupin e Mbretëreshës do të ekspozohet më pas në Katedralen e Edinburgut ku qytetarët do të mund t’i thonë lamtumirë asaj.

Janë zbuluar gjithashtu detaje se si njerëzit do të jenë në gjendje t’i bëjnë nderimet e tyre mbretëreshës në Pallatin e Westminsterit më vonë këtë javë. Kjo do të jetë e mundur nga e mërkura pasdite deri të hënën – ditën e funeralit. Pallati i Westminsterit do të jetë i hapur 24 orë në ato ditë.

Pritet një numër i madh njerëzish dhe për këtë arsye janë të mundshme disa orë pritje. Njerëzit këshillohen të sjellin ushqim dhe ujë dhe të vishen siç duhet.

Anëtari i fundit i familjes mbretërore arkivoli i të cilit u ekspozua në këtë mënyrë ishte Nëna Mbretëreshë në vitin 2002, kur më shumë se 200 mijë njerëz prisnin në radhë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *