play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Ironia e fatit, tërmetet tronditin parlamentin e Lihtenshtajnit gjatë debatit për sigurimin e tyre

today02/09/2022

Background
share close

Në mes të një debati në Landtag të Lihtenshtajnit të enjten pasdite, një tërmet me magnitudë 4.1 ballë u ndje, ashtu si deputetët diskutuan nëse kombi i vogël evropian duhet të mandatojë sigurimin në rast tërmetesh.

Videoja e publikuar nga Landtag tregon se si dy lëkundje u ndjenë në ndërtesë brenda pak sekondash.

Tërmeti i parë ndodhi teksa po fliste ligjvënësja e FBP Bettina Petzold-Mähr. Dridhja e dytë, më e madhe, tronditi ndërtesën e parlamentit në mënyrë më të dhunshme, duke bërë që Presidenti i Landtag, Albert Frick, të ndalonte përkohësisht seancën dhe të evakuonte dhomën.

Policia e Lihtenshtajnit tha se ka marrë një numër të madh telefonatash nga qytetarë të shqetësuar pas tërmeteve, të cilët ishin me magnitudë 2.4 dhe 3.9 ballë.

“Deri më tani nuk dihen lëndime personale apo dëme materiale”, shtuan ata në një deklaratë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, lëkundja më e madhe ndodhi orën 13:57, me një epiqendër rreth 19 kilometra në jug të qytetit austriak të Dornbirn.

Tërmetet raportohet se janë ndjerë në pjesë të Austrisë dhe Zvicrës, si dhe në shtetet jugore të Gjermanisë, Bavarisë dhe Baden-Württemberg.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%