Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një ekip ndërkombëtar i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së u drejtua sot për në centralin bërthamor të Zaporizhias në Ukrainë, aty ku në afërsi të saj zhvillohen luftime mes forcave ruse dhe ukrainase.
Frika nga një katastrofë e mundshme bërthamore ka nxitur reagimin e ndërkombëtarëve. Ukraina akuzon forcat ruse se me sulmet e saj po rrezikon centralin bërthamor të Zaporizhias. Nga ana tjetër, Moska i mohon këto pretendime.
“Duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Europës dhe Ukrainës”, tha drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Ekipi mbikëqyrës i OKB do të verifikojë nëse ka dëmtime nga luftime në centralin bërthamor dhe do të vlerësojë kushtet në të cilat punon stafi ukrainas.
OKB dhe Ukraina kanë bërë thirrje për tërheqjen nga centrali i Zaporizhias të pajisjeve ushtarake.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)