Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Që nga prilli i vitit 2020, selia e NATO-s në Bruksel ka qenë shtëpia e koshereve të 90.000 bletëve si pjesë e nismës për ta bërë selinë qendrore të Aleancës më të gjelbër. Çdo vit pranë selisë qendrore të NATO-s prodhohet 25 kg mjaltë dhe stafi që kujdeset për kosheret mund ta marrë në shtëpi mjaltin e prodhuar por pjesa më e madhe shitet për bamirësi.
Deri më sot, pjesa më e madhe e prodhimit të mjaltit është shitur në Pazarin e Bamirësisë së NATO-s për ku përfitojnë projekte të zgjedhura vendore dhe ndërkombëtare.
Në prill 2022 u mboll enkas një livadh me lule të egra, ku u mbollën edhe lule autoktone si lulëkuqe. Bletët luajnë një rol jetik në ekosistem, çdo koshere mbulon një rreze prej tre kilometrash, pranë selisë së Aleancës duke kontribuar në biodiversitetin e komunitetet përreth selisë së NATO-s.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)