play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Kina censuron ‘Minionët’

today24/08/2022

Background
share close

Kina ka censuruar fundin e filmit të animuar “Minions: The Rise of Gru” për publikimin e tij në këtë vend, vunë re përdoruesit e mediave sociale në të gjithë vendin gjatë fundjavës.

Ndryshimi është një shembull tjetër i autoriteteve kineze që redaktojnë një film të njohur hollivudian për ta bërë atë politikisht më korrekt, duke bërë që disa shikues të ankohen për ndryshimet, shkruan CNN.

Sipas postimeve dhe pamjeve nga filmi të shpërndara në Weibo, një platformë e ngjashme me Twitter-in, censurës iu nënshtruan një pjesë në të cilën Wild Knuckles, personazhi kryesor në filmin e grabitjes, u kap nga policia dhe u dënua me 20 vjet në burg.

Gru, një bashkëpunëtor i Wild Knuckles, “u kthye në familjen e tij” dhe “arritja e tij më e madhe është të qenit babai i tre vajzave të tij”, treguan pamjet e filmit.

Në versionin ndërkombëtar, filmi përfundon me Gru dhe Wild Knuckles, dy anti-heronjtë hajdutë të historisë, duke u larguar së bashku pasi Wild Knuckles falsifikoi vdekjen e tij për të shmangur kapjen nga autoritetet.

Komentatorë të shumtë në internet janë tallur me cenurimin, duke thënë se i ngjante një prezantimi në PoëerPoint.

DuSir, një botues i rishikimeve të filmave në internet me 14.4 milionë ndjekës në Weibo, vuri në dukje se versioni kinez i filmit zgjat një minutë më shumë se versioni ndërkombëtar dhe vuri në dyshim se pse duhej një minutë shtesë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *