play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Fillon ndërtimi i radarit me rreze më të gjerë në botë, për të mbrojtur më mirë Tokën

today13/07/2022

Background
share close

Kina ka filluar ndërtimin e një sistemi të ri radari me pajisje vëzhgimi aktiv në hapësirën e thellë me qartësi të lartë, për të mbrojtur më mirë Tokën,  njofton Radio e Jashtm e Kinës. Sistemi i ri do të rrisë gjithashtu aftësitë mbrojtëse të vendit kundër asteroidëve afër Tokës, si dhe aftësinë gjurmuese për sistemin Tokë-Hënë.

Objekti i ri i vrojtimit, që ndodhet në Chongqing të Kinës Jugperëndimore, është i koduar “Fuyan”, që do të thotë “Syri kompleks”.
Sipas Long Teng, drejtor i Institutit të Teknologjisë së Pekinit, ekipi hulumtues i vuri këtë emër, sepse sistemi i radarit përbëhet nga antena të shumta, ashtu si sytë kompleksë të insekteve.

“Fuyan” do të përbëhet nga radarë të shpërndarë me mbi 20 antena, secila me një diametër 25 deri në 30 metra. Ai pritet të kryejë vëzhgim me qartësi të lartë të asteroidëve brenda 150 milionë kilometrave larg Tokës, duke u bërë sistemi me rreze më të gjerë i radarëve në botë.

Ndryshe nga radioteleskopi sferik me diametër 500 metra (FAST) i Kinës, gjithashtu më i madhi i këtij lloji në botë, i projektuar për të mbledhur vrojtime pasive të radiosinjaleve nga hapësira, sipas ekspertëve, “Fuyan”-i do të dërgojë në mënyrë aktive radiosinjale te trupat qiellorë për të marrë të dhëna të reja vëzhgimi.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *