Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/06/2022
Një prototip “Leica” që i përkiste personalisht Oskar Barnack – shpikësit të Leica – u shit për 14.4 milionë euro (15 milionë $) në një ankand së fundi , duke u bërë kamera më e shtrenjtë në botë.
Aparati fotografik është një nga vetëm afërsisht 22 të Leica të serisë 0 që u prodhuan në 1923 për të testuar tregun, dy vjet përpara prezantimit komercial të “Leica A”.
Ajo është gjithashtu një nga rreth një duzinë që ka mbijetuar deri në ditët e sotme, sipas ankandit Leitz Photographica me bazë në Vjenë, i cili organizoi shitjen.
I specializuar në aparatet fotografike dhe aksesorët historikë, Ankandi “Leitz Photographica” operon nën mbikëqyrjen e “Leica Camera Classics|, një degë austriake e “Leica Camera AG”.
“Prandaj ishte një kënaqësi e veçantë për ne që ishim në gjendje të nxjerrim në ankand aparatin fotografik personal të Oskar Barnack, një prototip i gjeneratës që hodhi themelet për fotografinë moderne në mesin e viteve 1920”, citohet të ketë thënë Alexander Sedlak, drejtor menaxhues i Leica Camera Classics në një deklaratë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)