play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Meta kthen në Kuvend Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit

today20/06/2022

Background
share close

Constitutional court to review dismissal of president – EURACTIV.com

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka rikthyer për rishqyrtim në Kuvend, marrëveshjen për administrimin e Parkut të Butrintit.

Sipas Metës, kjo marrëveshje cënon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës.

Në arsyetimin e Kreut të Shtetit, thuhet se procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, dhe nuk është siguruar mendimi i ekspertizës së pavarur vendase.

Ndër të tjera, theksohet se për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Evropian.

Pak ditë më parë, Kuvendi miratoi me 75 vota pro, ligjin për administrimin e Parkut të Butrintit nga Fondacioni shqiptaro-amerikan për Zhvillim për 10 vitet e ardhshme.

Edhe grupime të shoqërisë civile e kanë kundërshtuar kalimin e Parkut të Butrintit në menaxhim të Fondacionit shqiptaro-amerikan për Zhvillim.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *