Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today15/06/2022
Në përpjekje për të arritur pavarësisë nga gazi rus, Bashkimi Europian ka arritur sot një marrëveshje të përkohshme me Egjiptin dhe Izraelin për eksportin e gazit natyral.
Marrëveshja do të sillte një rritje të konsiderueshme në sasinë e gazit natyror izraelit të eksportuar në Egjipt, ku mund të kthehet në gjendje të lëngshme dhe më tej të transportohet për në tregjet evropiane.
Izraeli vlerësohet të ketë rezerva gazi prej të paktën një trilion metër kub. Janë dy rrugët të cilat janë duke u shqyrtuar për të sjellë gazin në Evropë, rruga e Egjiptit është një opsion, ndërsa një tubacion i parashikuar përmes Turqisë është një tjetër.
Momentalisht, furnizon BE-në me 40% të gazit natyror që importohet.
Zyrtarët e BE-së thonë se varësia e bllokut nga gazi rus i lejon Moskës të praktikojë një formë shantazhi mbi Evropën.
Në mars, BE u zotua të reduktojë importet e gazit nga Rusia me dy të tretat brenda një viti.
“Ky është një hap i madh përpara në furnizimin me energji në Evropë, por edhe që Egjipti të bëhet një qendër rajonale e energjisë”, është shprehur Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)