Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Bradley Cooper, ka treguar se para famës që erdhi me filmat “Hangover”, ai kishte luftuar me varësinë nga kokaina dhe alkooli.
Shërimi nga kjo varësi i ka ndryshuar jetën aktorit dhe e gjithë kjo është bërë e mundur falë kolegut dhe mikut të tij, Will Arnett.
Këtë rrëfim personal, Cooper e bëri gjatë një interviste për podcastin “Smartless”, të prezantuar nga tre aktorë, Jason Bateman, Sean Hayes dhe Will Arnett.
Aty, Bradley foli hapur për sfidat që ka përjetuar si pasojë e varësisë, mungesës së vetëbesimit dhe gjetjes së vetes në botën e Hollywoodit.
Aktori thotë se në atë kohë gjendej në një vend të errët në jetën e tij kur kishte shumë problem me vetëbesimin.
“Isha i përhumbur. Po ashtu isha i varur nga kokaina”.
Nga atëherë, Bradley Cooper ka arritur të shndërrohet në një prej aktorëve më të kërkuar në Hollywood, i ka marrë disa nominime për çmim “Oscar” si aktor, dhe ka krijuar reputacion si regjisor i zoti me filmin e tij debutues, “A Star Is Born”.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)