play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Shpallen fituesit e Festivalit të filmit në Kanë! Triumfon “Triangle of Sadness” filmi fitues i Palmës së Artë

today30/05/2022

Background
share close

Satira sociale e Ruben Ostlund, “Triangle of Sadness” ka fituar Palmën e Artë, duke
triumfuar në Festivalin e 75-të të filmit në Kanë, duke i dhënë regjisorit suedez një nga
çmimet më prestigjioze të kinemasë për herë të dytë. Ostlund fitoi nderin më të lartë të
Kanës për filmin e tij “Square” në vitin 2017. “Ne donim që pas shfaqjes [që njerëzit] të
dilnim së bashku dhe të kishim diçka për të folur”, tha Ostlund pas marrjes së
çmimit.

The winners at the 75th Cannes Film Festival | Inquirer Entertainment

-Regjisori fitues i “Palmës  së  Artë” Ruben Ostlund-

Çmimi i dytë i jurisë, çmimi i madh, u nda mes dramës së butë të fëmijërisë
“Close” të Lukas Dhont dhe thrillerit romantik të regjisores Claire Denis, “Stars at
Noon”.

Çmimi ‘Aktorja më e mirë’ shkoi te Zar Amir Ebrahimi për interpretimin e saj si
gazetare në “Holy Spider” të Ali Abbasit, një thriller me krim të vërtetë për një vrasës
serial që synon punonjësit e seksit në qytetin fetar iranian të Mashhadit.

Aktori Me i Mire u vleresua Song Kang-ho, per filmin “ Broker” ndersa regjisori me i mire Park Chan-
Wook, per punen e tij ne filmin “Decision To Leave”. Ceremonia përmbyllëse e festivalit
përfundoi me një Kanë që këtë ringjalli   atmosferen  vjetore  në  Kanë,kryeqytetin e filmit  ngjarje e cila u anulua në vitin 2020 nga pandemia.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%