Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në kuadër të Programit të Rindërtimit lagja e re në Ndroq hap dyert për dhjetëra familje, të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në lagjen e re të Ndroqit janë ndërtuar 74 shtëpi të reja individuale. Së shpejti është planifikuar të përfundojë qendra e re shëndetësore, si dhe kopshti e çerdhja për fëmijët e zonës, duke kompletuar kështu një lagje të mirë-organizuar me infrastrukturë moderne, e cila plotëson të gjitha standardet dhe nevojat e këtij komuniteti. Kryeministri Edi Rama ishte sot mes banorëve të Ndroqit për t’u uruar hyrjen në shtëpinë e re.
“Nuk i keni asnjë detyrim askujt, nuk keni asnjë qindarkë për të paguar mbrapsht, keni vetëm detyrimin që këto oborre t’i gjelbëroni, t’i lulëzoni dhe mundësisht të mos ziheni për ku mbaron pjesa ime ku fillon pjesa jote. Se i pashë pak këto që janë midis shtëpive dhe s’kanë gardh këtu. Po nuk u zutë për gardhin dhe po e mbajtët gjelbërimin si pronë të përbashkët do i bëni një nder shumë të madh fëmijëve tuaj sepse këto janë hapësira që mund të bëhen bahçe fantastike ku natyrisht mund të mbillni akoma më shumë pemë, edhe pemë frutore edhe pastaj mund t’i ndani kokërr më kokërr, ca të kuqe, ca blu sipas partive që keni këtu.
I dhashë dorën një demokrati aty dhe ishte shumë i mërzitur se mendonte, “shtëpinë e mora, por partia më iku”. Epo tani, ne shtëpinë kishim për detyrë dhe shtëpinë ta dhamë siç ta kishim premtuar falas, që ta gëzosh bashkë me fëmijët e tu. Partinë nuk e kishim për detyrë të ta mirëmbanim edhe shih e bëj tani për parti, shih mos gjen ndonjë parti tjetër, po s’gjete ne derën hapur e kemi edhe kemi dhënë dhe prova që demokratët i mbajmë mirë kur vijnë tek ne se iu japim edhe nga dy e nga tre shtëpi, se kur janë më shumë sesa një kurorë siç ishte kryetari i PD-së diku në një njësi në Farkë që ishin katër kurora nën një shtëpi, shtëpia u prish nga tërmeti dhe morën 4 shtëpi. Natyrisht i ndërtoi qeveria socialiste”, u shpreh Rama.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)