play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Liberalizohet sistemi i vizave turistike për 8 vende

today20/04/2022

Background
share close

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha këtë të mërkurë se qeveria ka vendosur të liberalizojë sistemin e vizave turistike me 8 vende, për të mbështetur kështu sektorin e turizmit. Një kërkesë kjo që siç tha ministrja është kërkuar me insistim nga bizneset.

“Në vazhdim të masave mbështetëse për të mbështetur sektorin e turizmit, i cili për shkak të krizave të njëpasnjëshme ka qenë një sektor mjaft i prekur, sot qeveria shqiptare rinjohur edhe njëherë një vendim, si një praktikë që është marrë edhe vitin e kaluar për të liberalizuar sistemin e vizave turistike për rreth 8 vende, vizitorët e të cilëve jo vetëm do të përfitojnë për të hyrë në territorin e Shqipërisë për qëllime turistike, por edhe u lehtësohet aplikimi nëpërmjet sistemeve online që ofrojnë shërbimet tona konsullore. Kështu që, në njëfarë mënyre i përgjigjemi dhe një kërkese që ka qenë insistuese nga ana e operatorëve turistikë dhe bizneseve hoteliere kudo. Sepse janë klientë potencialë të cilët e vazhdojnë turet e tyre në Shqipëri duke filluar nga 1 Maji, për një kategori duke filluar që nesër, deri në 31 Dhjetor të këtij viti. Dhe që kanë qenë një numër i konsiderueshëm turistësh vitin e kaluar si në bregdet ashtu edhe në brendësi të territorit. Për shembull si turistë që vijnë nga India apo Arabia Saudite, Katari e kështu me radhë”. 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *