play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Balluku: Nuk ka vend për panik, situata hidrike ka pasur përmirësim

today05/04/2022

Background
share close

Minister Balluku reacts to vote-buying allegations made by DP - Euronews  Albania

Komitetit të Energjisë ka zhvilluar mbledhjen e radhës lidhur me situatën energjetike.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se situata hidrike është përmirësuar dhe se nuk ka vend për panik.

Ndër të tjera Balluku, ritheksoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për biznesin e vogël.

 

 

“Falënderoj drejtorin e Aviacionit Civil pasi informohemi në kohë reale se si do të jetë situata në Kaskadën e Drinit. Theksoj se askush nga ne nuk duhet të ndikohet nga opinionet ne e kemi menaxhuar kaskadën ashtu siç duhet, Është thënë se nuk është menaxhuar sepse po del Kukësi , por jo kjo nuk ka ndodhur, Kaskada është menaxhuar mirë dhe nuk kemi pasur ndërprerje të energjisë. Buxheti i shtetit për shkak të paketës së rezistencës po mban një peshë shumë të madhe. Menaxhimi i Kaskadës vlerësohet me shërbimin e pandërprerë dhe në do të vazhdojmë të mbrojmë qytetarët me çmimet pa i ndryshuar ato, në do të jemi aty për të mbrojtur edhe biznesin e vogël”, ka thënë më tej Balluku.

Ndërsa drejtori i Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Ergys Verdho, u shpreh se do bëhet gjithçka për të plotësuar maksimalisht kërkesat.

“Praktikisht vlen për tu theksuar se basenet e Komanit dhe Vaut të Dejës kanë sasira të vogla depozitimi. Këto dy liqene mbushen shumë më shpejt se Liqeni i Fierzës.  Do mundohemi të plotësojmë maksimalisht kërkesën”, tha nga ana e tij, drejtori i Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Ergys Verdho.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%