Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Çdo person qoftë modele, aktore apo edhe një njëri i thjeshtë përdor truket e veta për të dalë sa më bukur në foto. Më poshtë ju tregojmë disa nga pozat që yjet e ‘Hollywood’ praktikojnë më shpesh sipas ‘Bright Side’:
1-Blake Lively ngre gjuhën lart brenda gojës, në mënyrë të tillë që pjesa e mjekrës dhe qafës të jetë më e definuar.
2-Nicole Kidman tërheq qafën e saj duke e shtrënguar, në mënyrë që fytyra e saj të dalë më në pah.
3-Monica Bellucci ngre kokën lart. Aktorja italiane përdor këtë truk, duke mënjanuar kokën për t’u dukur sa më natyrale.
4-Taylor Swift kafshon faqet për të nxjerrë ne pah mollëzat e saj.
5-Meghan Fox nxjerr gjuhën e saj për t’u dukur sensuale.
6-Julia Roberts buzëqesh dhe sytë i zmadhon, kjo parandalon rrudhat e syve.
7-Jennifer Lawrence ngre vetullat, por sytë nuk i fokuson. Ajo shikon drejt kamerën, por nuk fokusohet aty.
8-Mila Kunis zvogëlon sytë e saj duke i ulur pakëz kur pozon për kamerët për t’u dukur sensuale.
9-Charlize Theron nxjerr frymën nëpërmjët gojës. Ky truk i bën buzët të duken më të plota si dhe i jep fotos gjallëri.
10-Meghan Markle ul kokën poshtë për të qënë më miqësore dhe pranë audiencës.
11-Sandra Bullock ngre shpatullat për të nxjerrë në pah format e saj. Ky truk fokuson klavikulat duke i tonifikuar.
12-Kirsten Dunst bën një buzëqeshjë jo te plotë. Buzëqeshja jo e plotë është një truk dhe tipar i saj që është dalluar në shumë foto ku ajo ka pozuar
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)