Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ukraina po hedh hapat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, në kohën kur ndodhet nën sulmet e forta të Rusisë.
Presidenti ukrainas Zelensky nënshkroi të hënën aplikikin për anëtarësimin e Ukrainës në BE.
Ky veprim u bë publik nga faqja zyrtare e Parlamentit të Ukrainës, në Twitter, ku shkruhej se “Ky është një moment historik”.
Më herët të hënën, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von de Leyen tha për Euronews se Unioni do që Ukraina të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Ukraina është një prej nesh dhe ne e duam në Bashkimin European”, tha ajo.
Edhe Zelensky, më herët të hënën i kërkoi Bashkimit Evropian që t’i japë Ukrainës anëtarësimin të menjëhershëm në Union.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)