Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kompania e njohur kinematografike amerikane, “Paramount Pictures”, organizoi një festë për të përkujtuar një prej kryeveprave të saj, filmin “Kumbari” ose “The Godfather”, 50 vjet nga shfaqja e parë e tij.
Ndërsa disa nga aktorët kryesorë të filmit nuk arritën të merrnin pjesë, ftesa për aktorët James Caan dhe Talia Shire rezultoi një ofertë që nuk mund të refuzohej. E njëjta gjë ishte edhe për regjisorin Francis Ford Coppola.
Francis Ford Coppola
Coppola bëri me dije se nuk e imagjinonte kurrë se një ditë do të ishte duke festuar 50-vjetorin e “Kumbarit”, sidomos në studiot e “Paramount”, ku ai dhe filmi morën jetë.
“Absolutisht jo. Isha kaq i demoralizuar dhe i pasigurt në vetvete pasi fillimisht filmi nuk i pëlqente askujt”, tha regjisori i filmit, Francis Ford Coppola.
Ndërsa motra e Coppola, aktorja Talia Shire, që interpreton Connie Corleone, u shpreh se kishte pasur më besim tek filmi se vëllai i saj.
“Më duhet të them se Francis Coppola është regjisori më i mirë i planetit. Ai vuri shpirtin e tij në këtë film dhe unë ndihem krenare që jam këtu për të festuar arritjen e tij”, tha ajo.
Gjysmë shekulli nga premiera, një version i restauruar i filmit që rrëfen epopenë e mafias siçiliane në Amerikë do të shfaqet këtë fundjavë në kinematë amerikane dhe në platformat elektronike muajin e ardhshëm.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)