Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një burrë nga Jemeni arriti të thyejë rekordin Guinness duke vendosur 4 vezë njëra mbi tjetrën. Më parë, Mohammed Muqbel kishte arritur të vendoste 3 vezë.
Për të sfiduar veten dhe për të vënë në provë aftësitë e tij, Muqbel e bëri dhe një herë sfidën.
“Edhe pse mund të duket e thjeshtë, thyerja e një rekordi Guinness si ky është i vështirë,” vuri në dukje uebfaqja e Rekordeve Guinness.
“Shumë në botë nuk arrijnë të kuptojnë punën e vështirë që lidhet me balancimin. Arti i balancimit përfshin durim, fokus dhe qetësi të jashtëzakonshme. Madje do të thoja se është e lidhur me shkencën e fizikës dhe inxhinierisë,” tha Muqbel për faqen e të dhënave.
Sipas mbajtësit të rekordeve, pjesa më e vështirë e përpjekjes ishte gjetja e qendrës së gravitetit për secilën vezë për shkak të formës dhe strukturës unike të saj.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)