play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sociale

17 janari, dita më depresive e vitit. Çfarë duhet të dini më shumë rreth ‘blue monday’?

today17/01/2022

Background
share close

Kjo e hënë është zyrtarisht dita më depresive e të gjithë vitit.

E quajtur “E hëna blu”, ajo mendohet se është një nga ditët kur njerëzit janë më të trishtuar dhe më pesimistë se çdo ditë tjetër të vitit. Ndërsa flitet për të prej disa vitesh, “e hëna blu” është më shumë sesa thjesht një “hashtag”: është rezultat i një formule aktuale të menduar mirë nga një psikolog.

“E hëna blu” supozohet se është dita më monotone, më e mërzitshme dhe më e mjerueshme e vitit. Sipas formulës, “e hëna blu” bie në të hënën e tretë pas Vitit të Ri. Këtë vit, “e hëna blu” është kjo e 17 janarit.

Ngjyrat e Krishtlindjes dhe ekzaltimi i hyrjes në një Vit të Ri janë zëvendësuar tashmë nga mëngjeset e hershme, moti gri dhe sfidat e reja, diçka që bën që shumëkush të stërmundohet për të mbetur produktiv dhe pozitiv.

Ditët bëhen më të shkurtra e më të errëta, ndërsa zgjimi më i hershëm. Energjia nis e mungon, por të gjitha këto janë të kapërcyeshme.

Studiuesit pranojnë se nuk ka asnjë të vërtetë shkencore tek “e hëna blu”, por sidoqoftë bëhet fjalë për një akumulim faktorësh të jashtëm, të ndryshëm, në janar, që lehtësisht prekin edhe humorin.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *