Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Një në 42 banorë në Spanjë mendohet se ndodhet në vend pa dokumente, sipas aplikimeve për një amnisti të diskutueshme për emigrantët e paligjshëm të propozuar nga kryeministri Pedro Sánchez, shkruan Financial Times.
Rreth 1.2 milion emigrantë pa dokumente kanë aplikuar për të marrë status ligjor në kuadër të këtij programi, ka njoftuar qeveria e majtë të enjten, 2 korrik. Ky numër është shumë më i lartë se parashikimi fillestar, i cili ishte deri në 500 mijë aplikime.
Amnistia, të cilën Sánchez e ka quajtur “një akt drejtësie dhe domosdoshmëri”, u jep emigrantëve pa dokumente një leje qëndrimi 1-vjeçare, të rinovueshme, nëse kanë jetuar në Spanjë për të paktën 5 muaj dhe nuk kanë precedentë penalë.
Qeveria thekson se shumë prej aplikuesve tashmë punojnë në ekonominë informale dhe se programi i lejon ata të legalizojnë statusin e tyre. Deri më 30 qershor, rreth 159 097 prej tyre janë regjistruar në sistemin e sigurimeve shoqërore në Spanjë.
Sipas të dhënave, grupi më i madh i aplikuesve janë kolumbianët (25.9%), të ndjekur nga marokenët (13.3%), venezuelasit (11.8%) dhe peruanët (8.8%).
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)