play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Trump, Putin dhe Xi në të njëjtën tryеzë – Çfarë u diskutua në takimin historik në Kinë?

today19/11/2026

Background
share close

Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi takimin si historik, duke deklaruar se tre vendet kanë shumë çështje për të diskutuar. Ai kërkoi që kontrolli i armëve bërthamore të jetë një nga prioritetet kryesore, duke argumentuar se Uashingtoni, Moska dhe Pekini kanë përgjegjësi të veçantë për të ulur rrezikun e një konflikti bërthamor.

Nga ana e tij, presidenti rus Vladimir Putin u shpreh se tre fuqitë kanë interesa të përbashkëta për zgjidhjen e konflikteve rajonale, duke përmendur në mënyrë të veçantë luftën në Ukrainë. Putin theksoi gjithashtu rëndësinë e sigurisë energjetike dhe ushqimore.

Ndërsa presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për më shumë bashkëpunim mes tri vendeve, komunikim të vazhdueshëm në situata krizash dhe shmangien e një mentaliteti të Luftës së Ftohtë. Ai theksoi se fuqitë e mëdha duhet të respektojnë interesat e njëra-tjetrës dhe paralajmëroi se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet.

Takimi u zhvillua në vilën Kylin, në Shenzhen, në një format të pazakontë diplomatik, ku tre liderët diskutuan për më shumë se një orë. Sipas agjencisë Reuters, në fokus ishte edhe mundësia e vendosjes së rregullave të reja për kontrollin e armëve bërthamore, në një kohë kur marrëdhëniet mes fuqive të mëdha mbeten të tensionuara.

Por, pavarësisht simbolikës së takimit, mediat ndërkombëtare nënvizojnë se pritshmëritë për marrëveshje konkrete mbeten të kufizuara. Associated Press raporton se ekspertët nuk presin përparime të mëdha, për shkak të dallimeve mes tre vendeve për Ukrainën, Iranin, tregtinë dhe çështjet bërthamore.

Një tjetër element i rëndësishëm është fakti se bisedimet u zhvilluan pa përfaqësinë e Ukrainës dhe të aleatëve evropianë në këtë tryezë. Kjo ka ngritur pikëpyetje mbi rolin që mund të kenë fuqitë e mëdha në përcaktimin e së ardhmes së sigurisë ndërkombëtare.

Takimi përfundoi pa një deklaratë të përbashkët apo njoftim për marrëveshje konkrete. Megjithatë, vetë ulja në një tryezë e liderëve të tri fuqive bërthamore përbën një zhvillim të rëndësishëm diplomatik, rezultatet e të cilit do të maten nëse dialogu do të pasohet nga hapa konkretë për paqen dhe sigurinë globale.

Written by: Neada Mucaj

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *