play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

1616 Results / Page 153 of 180

Background

Sport

Partizani “fluturon” në turin e tretë të Ligës së Konferencës

Partizani ka arritur të sigurojë kualifikimin për në turin e tretë të Ligës së Konferencës pasi ka eliminuar skuadrën nga Andorra, Atletik D’Eskalades me rezultatin e përgjithshëm 5-1.Të kuqtë, pasi fituan në transfertë 1-0 një javë më parë, në ndeshjen e kthimit në “Air Albania kanë arritur të triumfojnë me rezultatin 4-1. Një ndeshje pa shumë histori, pavarësisht startit dyshues, me dy mundësi të krijuara nga ana e Atletik D’Eskalades. […]

today02/08/2023

Sport

Berlusconi e kishte parashikuar para 16 vitesh: Arabët do të bëjnë ligjin në futboll!

Silvio Berlusconi kishte parashikuar gjithçka që në vitin 2007: nga vështirësitë e futbollit italian te dominimi i Premier League, deri tek ardhja e arabëve. Ja fjalët e ish-presidentit të Milanit, i cili së fundi u nda nga jeta: “Unë shoh se Seria A po bëhet gjithnjë e më e varfër. Ne jemi liderë tani, por pas 17 vitesh do të jemi një supermarket për të tjerët. Premier League do të […]

today28/07/2023

Sport

Uta Ibrahimi e para femër në Ballkan që prek lartësinë 8,611 metra

Alpinistja, Uta Ibrahimi, që tani ka marrë epitetin “heroina jonë e maleve”, tashmë ka ngjitur edhe K2 me lartësi 8,611 m, dhe e ka renditur “Malin e egër” në vendin e 11 në listën e saj të projektit 14/8000. “Ajo vazhdon të jetë gruaja e parë në Ballkan që ngrit flamujt e dy shteteve, duke shkëlqyer me akoma më shumë krenari. Kjo arritje e madhe është një moment historik ndër […]

today28/07/2023

Sport

Refuzoi t’i jepte dorën kundërshtares ruse, skualifikohet atletja ukrainase

Lojtarja ukrainase e skermës, Olga Kharlan, është diskualifikuar pasi nuk pranoi t’ia zgjaste dorën kundërshtares së vet ruse, Anna Smirnova, në Kampionatin Botëror të Skermës, në Milano, të enjten. Kharlan, katër herë fituese e medaljes olimpike dhe kampione botërore, e fitoi ndeshjen individuale 15:7 dhe pastaj nuk i shtrëngoi duart me kundërshtaren e vet, por deshi ta përshëndesë atë me cakërrim të shpatave. Smirnova mbeti në skenë për rreth gjysmë […]

today28/07/2023

Sport

Klubi njofton tifozët: Partizani-Atletic Escaldes do të luhet në “Air Albania”

Pas fitores minimale, 0 me 1, në transfertën andorrase të Altetic Escaldes, në përballjen e parë të fazës së dytë kualifikuese të Conference League, tashmë “demat e kuq” të Partizanit presin përballjen e javës së ardhshme për të “vulosur” kualifikimin në fazën tjetër të eleminatoreve. Ndërkaq, teksa janë në pritje të përballjes së 1 gushtit, në profilin zyrtar të klubit në “Facebook”, “demat” ka njoftuar se ku do të luhet […]

today27/07/2023

Sport

“Mbreti Shqiptar” rikthehet në ring, Florian Marku njofton përballjen e radhës

Pas një mungese të gjatë prej afro 1 viti, në ringun e boksit, 30-vjeçari lushnjar, Florian Marku do të rikthehet në ring më 2 shtator ku kësaj radhe kundërshtar i tij do të jetë boksieri irlandez Dylan Moran. Njoftimin për përballjen e radhës e ka shpërndarë vetë Marku, i cili në botën e boksit njihet gjithashtu me nofkën “Mbreti Shqiptar”. Në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale, 30-vjeçari thërret tifozët […]

today26/07/2023

Sport

VIDEO/ Super Ballkani me “një këmbë” në fazën tjetër, “dardanët” e Ilir Dajës “shpërfytyrojnë” Larnen

“Dardanët” e Ballkanit kanë dhuruar spektakël mbrëmjen e sotme në mitikun e Prishtinës, “Fadil Vokrri”, teksa kanë mundur me rezultatin e thellë 3 me 0, irlandezo-veriorët e Larne, në përballjen e parë të vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Conference League. Siparin e golave e hapi “bomberi”, Albion Rrahmani, i cili përktheu në gol një 11-metërsh të akorduar në minutën e 26’-të nga arbitri ukrainas Shurman. Vetëm 6 minuta […]

today26/07/2023

Sport

E pabesueshme në podiumin e Formula 1, Norris i thyen trofeun e kampionit Verstappen (VIDEO)

Max Verstappen fitoi Çmimin e Madh të Hungarisë, duke vendosur diktatin në Formula 1. Edhe pse ishte i dyti në nisje, kampioni në fuqi i botës kaloi Hamiltonin që në kthesën e parë dhe më pas nuk e lëshoi pozitën, për suksesin e shtatë radhazi. Në vendin e dytë u pozicionua Lando Norris i McLaren, teksa Red Bull me Sergio Perez siguroi edhe vendin e tretë në podium. Me 281 […]

today25/07/2023

Sport

Shorti i Conference League/ Partizani dhe Tirana mësojnë kundërshtarët e mundshëm

Ditën e sotme, më datë 24 korrik, është hedhur shorti për turin e tretë kualifikues të Conference League nga UEFA. Nëse Partizani arrin të kualifikohet ndaj Atletik Eskaldes, atëherë kampionët e Shqipërisë do të ndeshen me skuadrën e kualifikuar në ndeshjen Tre Penne kundër Valmeira. Ndërkohë, nga ana tjetër, nëse Tirana do të arrijë të kualifikohet ndaj Besiktas, atëherë bardheblutë do të ndeshen ndaj të kualifikuarit në ndeshjen Zeljeznicar dhe […]

today24/07/2023